75 Mall Live Search
11:55 / E Martë, 04 Janar 2022 / AR

Është pushim, por ky deputet i Kosovës sot ka dalë në punë!

Edhe dita e sotme për sektorin publik në Kosovë është pushim, sipas Ligjit për festa zyrtare.

Mirëpo një deputet i Kuvendit të Kosovës sot ka dalë në punë, raporton Indeksonline.

Haxhi Avdyli nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lista Guxo, është edhe neurokirurg e kjo ka bërë që të mos ketë pushim, krahasuar me kolegët e tij.

Avdyli ka ndarë pamje nga spitali privat në të cilin po kryen intervenime./Indeksonline/