75 Mall Live Search
09:43 / E Martë, 23 Shtator 2025 / L A

“Është qesharake”, Neymari shprehet i pakënaqur me renditjen e Raphinhas në “Topin e artë”

Mbrëmë u zhvillua ceremonia gala e “Topit të artë” 2025.

Ceremonia u mbajt në Paris, ku sulmuesi francez Ousmane Dembele, ishte shpallur fituesi i “Topit të artë”.

Mirëpo në renditjen finale kishte pakënaqësi të mëdha.

Kjo erdhi nga futbollisti brazilian, Neymar Jr, i cili u shpreh i pakënaqur me renditjen e Raphinhas, i cili u rendit i 5-ti.

Raphinha në vendin e 5-të (të pestë) është thjesht një mashtrim i tepruar”, deklaroi Neymar./IndeksOnline/