75 Mall Live Search
09:19 / E Premte, 08 Gusht 2025 / G T

“Është rezultat i mirë”, Ilir Daja pas humbjes ndaj Hajdukut: Ishte e vështirë para 33 mijë tifozëve!

Skuadra e Dinamo Tiranës pësoi humbje minimale 2:1 ndaj Hajduk Splitit në ndeshjen e vlefshme për UEFA Conference League.

Pas ndeshjes, trajneri shqiptar, Ilir Daja doli në konferencë dhe dha mendimin e tij për këtë takim, shkruan Indeksonline

Ai tha se ishte shumë e vështirë të luanin në praninë e 33 mijë tifozëve në Kroaci.

“Ishte shumë e vështirë kundër Hajdukut para 33 mijë tifozëve. E nisëm mirë dhe patëm raste shumë të mira para portës së tyre.

“Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, por në 15 minutëshin e parë të pjesës së dytë i dhamë Hajdukut raste dhe më vonë humbëm energjinë tonë. Për ne një humbje minimale është një rezultat i mirë”, u shpreh Daja

Ai thotë po ashtu se gjasat për kualifikim janë 60-40 për ekipin kroat./Indeksonline/