75 Mall Live Search
15:49 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / G T

Është serioze, Napoli i afohet marrëveshjes me Edon Zhegrovën

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova pritet t’i bashkohet Napolit gjatë merkatos së verës.

Radio “Kiss Kiss” raporton se skuadra italiane është shumë pranë marrëveshjes me Lillen për futbollistin kosovar, shkruan Indeksonline

Zhegrova pritet t’i bashkohet Napolit për 25 milionë euro, duke e bërë atë një prej lojtarëve më të shtrenjt shqiptar.

Futbollisti “dardan” do bëhet bashkëlojtar i Amir Rrahmanit, që së fundmi festoi titullin kampion me ekipin italian.

Gjatë këtij sezoni, Zhegrova zhvilloi 12 ndeshje në Ligue 1, shënoi katër gola dhe bëri një asist. Ai u lëndua në dhjetor, dhe s’ka luajtur qysh prej atëherë./Indeksonline/