75 Mall Live Search
12:26 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shpallet aktgjykimi, kundër 3 të të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjykata Themelore e Prishtinës – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve E.Q, A.M dhe R.GJ.

Të akuzuarit E.Q, A.M dhe R.GJ në bazë të nenit 364 par.1 pika 1.3 si dhe nenet 366 të KPPK-së janë liruar nga akuzat për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Gjykata ka konstatuar se pas procedimit të provave materiale dhe dëgjimit të dëshmitarëve nuk është gjetur se të të akuzuarit të kishin kryer veprën penale për të cilën ishin ngarkuar nga Prokuroria.

Të akuzuarit E.Q, A.M dhe R.GJ janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.