Është takuar me Fationin pas Përputhen? Ana Kauri: Kam menduar se mund të ngel pamartuar

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit, ku ajo do tregonte nëse e ka bërë apo jo, diçka që ata e pyesnin. Pyetjet kanë qenë të shumta dhe të ndryshme.
Një fans ka qenë kurioz të dinte nëse ajo është takuar me Fation Kuqarin pasi kanë dalë të dytë nga “Për’puthen”. Kauri ka zbuluar se “jo”, pa shtuar ndonjë gjë tjetër.
Gjithashtu ajo ka treguar se nuk ka tradhtuar asnjëherë, pasi fansat donin që të dinin edhe këtë detaj rreth saj.
“A ke menduar ndonjëherë se do ngelesh pamartuar”, e ka pyetur një ndjekës, të cilit Ana i është përgjigjur: “Po”, duke shtuar se e ka menduar shpeshherë madje.
“A ke bërë aksident me makinë?”, e ka pyetur dikush, të cilit Ana i është përgjigjur me “Po”, pa dhënë detaje të tjera.


