75 Mall Live Search
14:21 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / G T

Është talent i madh te Bayern Muncheni, Armand Duka zbulon bisedën me Yllin: Nëse jo te ne, shko te Kosova!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zbuluar një bisedë që ka pasur me talentin e Bayern Munchen, Yll Gashi.

Gashi llogaritet si një prej talentëve më të mëdhenj te skuadra bavareze dhe luan te grupmoshat e reja U17, shkruan Indeksonline

Duka tha se tentoi ta merrte te Shqipëria dhe zbuloi bisedën me 17-vjeçarin.

“Do të zbuloj edhe një bisedë që kam bërë me futbollistin Ylli Gashi në Mynih para një muaji, i thashë që nëse ju nuk do të vendosni për Shqipërinë, të paktën të luajë për Kosovën, që vërtëtë, kur të gëzojë të gëzojë shqip dhe kur të shajë, të shajë shqip”, tha Duka

Sulmuesi i talentuar gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 13 ndeshje, ka shënuar 11 gola dhe ka bërë nëntë asiste./Indeksonline/