“Është vështirë të luash në Zvicër”, Mërgim Vojvoda para ndeshjes me “Helvetikët”: Gati për tri pikë!

Sot Kombëtarja e Kosovës mbajti seancën e fundit stërvitore në Hajvali, para nisjes për në Bazel.
Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i Como-s foli për kamerat e FFK-së dhe tregoi se ekipi është gati për duelin ndaj Zvicrës, e rëndësishme për kualifikim për Kupën e Botës 2026, shkruan Indeksonline
“Atmosfera është shumë e mirë. E dimë se na presin dy ndeshje të vështira. E dimë sa e vështirë është të luash në Zvicër, por e dimë po ashtu se do të kemi shumë përkrahje nga tifozët. Djemtë janë të gjithë të përgatitur dhe stërvitjet po shkojnë shumë mirë dhe po bëhemi gati të shkojmë atje të marrim 3 pikë.
“Qëllimi ynë është të marrim 6 pikë, por sigurisht se do të jetë e vështirë pasi të dyja ekipet janë favorite, por ndonjëherë më mirë është kështu, sepse nuk është presioni tek ne por te ata. Ne po bëhemi gati për të fituar tri pikë si në Zvicër, ashtu edhe në shtëpi kundër Suedisë dhe shpresoj se ashtu do të jetë”, tha Vojvoda.
Ekspedita e Dardanëve do të udhëtojë nesër paradite drejt Bazelit, aty ku do të zhvillojë edhe një stërvitje dhe më pas më 5 shtator do të përballet me Zvicrën në stadiumin “St. Jakob-Park”./Indeksonline/