“Është vetëm 21-vjeçare, por duket si 40…” – Fansat të SHOKUAR me ndryshimin në pamje të aktores së njohur!

Daljet e fundit të Millie Bobby Brown i kanë befasuar fansat, të cilët po pyesin se cfarë ka bërë ajo që duket “një dekadë më e vjetër” se mosha e vet aktuale.
Aktorja 21-vjeçare pothuajse nuk njihej kur parakaloi në tapetin e kuq në premierën e filmit të saj të ri, “The Electric State” në Los Angeles.

Kjo erdhi pas paraqitjes së saj në “SAG Awards” në fillim të kësaj jave, që i shokoi përdoruesit e mediave sociale. Një prej tyre shkroi në X se do t`i duhej të kontrollonte edhe një herë nëse ylli i Stranger Things është vërtet 21 vjeçe dhe jo 40 siç duket.

“Që kur është në modë që një 21-vjeçare të duket si 45”-ka shkruar një tjetër. Ndjekësit kanë spekuluar se Millie, e lindur më 19 shkurt 2004, mund t’i jetë nënshtruar ndërhyrjeve të tilla si injeksione mbushëse në pjesën e faqeve dhe buzëve.
“Mollëzat e saj janë më të larta dhe buzët duken më të plota, gjë që mund të jetë rezultat i mbushjes”-pohoi doktor Paul Banwell, një kirurg plastik.
Banwell paralajmëroi më tej se Millie nuk duhet të rrezikojë bukurinë e saj natyrale duke e tepruar me fillerat.”Kjo mund të shkaktojë edhe atë që njihet si “fytyra jastëk”, apo “një fytyrë të ngrirë”-tha ai.