Është vetëm 5 vjeçe, por vajza e Kim Kardashian ka filluar ta ndjekë rrugën e të ëmës!
Ajo ka prindër të famshëm dhe kjo ia mundëson që ti ketë të gjitha ato që dëshiron dhe më shumë se kaq.
Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West edhe pse vetëm 5 vjeçe ajo tashmë ka filluar të grimohet dhe të vishet me taka të larta, shkruan Indeksonline.

Ditë më parë Kim publikoj disa imazhe të North e cila kishte veshur taka e saj ndërsa në një imazh të fundit, 34 vjeçarja tregon vajzën e saj 5 vjeçare e cila shihet e grimuar teksa luan në telefon e që nxiti shumë reagime.

Kjo nuk është hera e parë që Kim shfaq imazhe të vajzës së saj që merr kritika, ajo më parë kishte treguar se North shpesh herë ia realizon imazhet provokuese që Kim poston në ‘Instagram’.

Ndryshe, Kim dhe Kanye kanë edhe dy fëmijë të tjerë./Indeksonline/