“Është vetëm fillimi”, Netanyahu i drejtohet popullit: Nuk ka negociata me Hamas! Lufta në Gaza vazhdon derisa…

“Izraeli ka rifilluar luftimin në Gaza me forcë të plotë”, kështu ka deklaruar në një dalje publike nga Tel Avivi, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu .
Duke iu drejtuar popullit izraelit, Netanjahu tha se vala e sulmeve të nisura në Gaza gjatë natës dhe gjatë gjithë ditës janë “vetëm fillimi”, duke shtuar se luftimet do të vazhdojnë derisa Izraeli të ketë arritur qëllimet e tij të luftës.
Kryeministri Netanjahu akuzoi Hamasin se refuzoi çdo herë propozimet e Izraelit për bisedimet e armëpushimit.
“Izraeli bëri përpjekje për të kthyer pengjet, zgjati me javë fazën e parë të armëpushimit dhe dërgoi delegacione në Doha dhe Kajro”, tha Netanjahu, por tani e tutje, “negociatat do të bëhen vetëm nën zjarr”, shtoi ai.
Kryeministri izraelit tha se vlerëson shumë “miqtë tanë amerikanë” në veprimin kundër Iranit.
“Ka një gjë për të cilën jam i sigurt”, thotë ai. Ne do t’i mundim ata dhe ne mund t’i kapërcejmë ata.
Ai falënderoi izraelitët dhe tha se së bashku ata “po ndryshojnë fytyrën e Lindjes së Mesme”. “Ne do të fitojmë”, përfundoi ai.