21:11 / E Enjte, 05 Tetor 2017 / indeksADMonline

Eshtrat e gjetur nuk ishin të Mulla Idriz Gjilanit (Video)

Isa Idrizi ka gjashtë vjet që jetonte me shpresën se vetë do t’i varroste eshtrat e babait të tij.

Besimi për këtë iu shtua prej 2011-ës, kur në kodrën e Gllamës, në fshatin Stanishor u gjetën mbetje mortore që u tha se i takonin Mulla Idriz Gjilanit.

Por, diçka e papritur i ndodhi atij dhe familjes, pak ditë më parë, njofton Klan Kosova.

Analiza e ADN-së dha një rezultat të dhimbshëm pasi eshtrat e gjetur më 2011 nuk dolën të jenë të Mulla Idrizit.

Ekspertiza e Agjencionit të Forenzikës gjeti mospërputhje ndërmjet mostrave të mbetjeve të paidentifikuara, që deri tash besohej se i takonin heroit, dhe atyre të djalit të tij, Isait.