Eshtrat e misionarit të madh shqiptarë nisën nga Amerika për në Shqipëri
Ditën e djeshme nën kujdesin e qeverisë shqiptare dhe me një përcjellje madhështore nga shqiptarët e Amerikës është nisur për t’u rivarrosur në atdhe njëri nga misionarët më të merituar Mid’hat Frashëri. Rivarrimi do të bëhet më 14 Nëntor me një ceremoni Zyrtare.
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ishte i pranishëm në ceremoninë në prag të rrugëtimit për t’u rikthyer në Atdhe i Mid’hat Frashërit.
Në një status në Facebook ai shkruan se shteti amerikan po nderon një nga patriotët më të shquar të historisë së Shqipërisë.
Statusi i plotë
Ishte nder dhe privilegj të isha pjesë në këtë moment historik të nderimit të Mid’hat Frashërit në prag të rrugëtimit për tu rikthyer në Atdhe.
Ndërsa shteti amerikan po nderon një nga patriotët më të shquar të historisë së Shqipërisë, është koha që ne të shohim përpara.
Duhet të krijojmë kushtet që Shqipëria mos të jetë vendi tek i cili shqiptarët kthehen vetëm për t’u prehur, por Atdheu nga i cili ata nuk largohen kurrë.