“Eskalojnë tigrat”, Deçani fiton 17-1 në Ligën e Tretë të Kosovës!

Një fitore epike në futbollin e Kosovës është arritur sot.
Në përballjen mes Deçanit dhe United Boys, skuadra e “tigrave” ka fituar me rezultat rekord, 17-1.
Skuadra deçanase ishte e pamëshirshme ndaj skuadrës gjakovare duke i shënuar gola deri në fishkëllimën e fundit.
Deçani po ecën sigurt drejt rikthimit në Ligën e Dytë./Indeksonline/