10:13 / E Diele, 26 Nëntor 2023 / LB

Eskalon debati në Big Brother Vip Kosova, Gani Gërmia godet tavolinën

Një debat mjaft ashpër ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në shtëpinë më të famshme në vend “Big Brother VIP Kosova 2”.

Gjatë debatit me Lumbardhin, Ganiu ka eskaluar pasi në një moment godet me sa forcë që kishte tavolinën që ndodhej aty, kështu duke tmerruar Lumbardhin, Kaderin, Azemin e të tjerët që ishin pranë.

Ishte Lumbardhi i cili e ftoi Ganiun për një diskutim, ku teksa Ganiu i shpjegohet në gjendjen e lartë-cekur i thotë “mos m’hi në jetë teme. Mos m’u përzi në jetë, këqyrëm në sy, mos m’ndërhy në jetë. Nuk e din çka më ka ndodh, mos ma përmend jetën tem”, moment ky edhe ku godet tavolinën.