Eskalon ish futbollisti i Drenicës: Ta lshon lojën edhe sdin me dhan goll, mjerrim, marre

Ish futbollisti i Drenicës, Kastriot Mehmeti është shprehur i dëshpëruar me Superligën e Kosovës.
24 vjeçari ka reaguar në profilin e tij në Facebook, duke aluduar në kurdisje të ndeshjeve, shkruan Indeksonline.
“Superliga e kosovës, ta lshon lojën edhe sdin me dhan goll, mjerim, marre” shkruan Mehmeti.
Këtë edicion, sulmuesi drenicas ka luajtur 3 ndeshje me ‘kuqezinjtë’.
Por që disa muaj, Mehmeti ka lënë futbollin e Kosovës dhe po jeton në Zvicër.

/Indeksonline/