75 Mall Live Search
15:27 / E Diele, 29 Qershor 2025 / MSH

Eskalon një aheng familjar në Shtime, policia arreston një person që gjuajti me armë

Sot rreth orës 11:10, stacioni policor në Shtime ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, në fshatin Petrovë të Shtimes.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me pronarin e ahengut, i cili ka pranuar se kishte shtënë me një armë zjarri.

Personi i dyshuar, G.R., 33 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar në prani të avokatit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Rasti është duke u trajtuar nga Sektori i Hetimeve pranë stacionit policor në Shtime.

“Policia Rajonale e Ferizajt rikujton se përdorimi i armëve të zjarrit, në veçanti gjatë ahengjeve apo tubimeve familjare, përbën rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të shmangin veprime të tilla të kundërligjshme dhe të bashkëpunojnë me policinë për të parandaluar rastet që mund të rezultojnë me pasoja të rënda” thuhet në njoftim policor.