Eskalon një protestë në Angli, plagosen 11 oficerë policie
Policia e Hampshire thotë se 11 oficerë dhe një qen policie u plagosën gjatë protestave në Southampton mbrëmë, për shkak të mënyrës se si policia trajtoi vrasjen e Henry Nowak.
Dy persona u arrestuan gjatë protestës, raporton BBC, transmeton IndeksOnline.
Sekretarja e Brendshme, Shabana Mahmood, e ka dënuar dhunën në rrugët kryesore të qytetit.
Kryeministri Keir Starmer i quajti skenat “të turpshme” , duke u thënë deputetëve se tani është koha për punë serioze, e jo për zemërim.
Nowak, një student 18-vjeçar, u qëllua për vdekje me thikë në dhjetor.
Ai u arrestua e iu vunë prangat ndërsa po vdiste i shtrirë në tokë – nga plagët e marra.
Vrasësi i tij, Vickrum Digwa, kishte pretenduar se kishte qenë viktimë e një sulmi racist.

