75 Mall Live Search
09:30 / E Mërkurë, 15 Tetor 2025 / MSH

Eskalon një shofer në Gjilan: Përplas një këmbësor, një pemë dhe humb kontrollin e veturës

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin E.B., i cili shkaktoi dje aksident trafiku në Gjilan.

Sipas prokurorisë, i dyshuari po drejtonte veturën e tij BMW në rrugën “Adem Jashari” në qendër, ku me të arritur te semaforët, humbi kontrollin e veturës në udhëkryq.

I dyshuari doli jashtë rrugës, duke përplasur një këmbësor, një pemë, e më pas duke përfunduar në oborrin e ish-shtëpisë së mallrave, shkruan IndeksOnline.

Pas hetimeve të nevojshme, prokuroria deklaron se rasti është cilësuar si “Rrezikim i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, teksa masa e sigurisë pritet t’i caktohet brenda afatit ligjor./IndeksOnline/