75 Mall Live Search
13:18 / E Martë, 21 Maj 2024 / A. M.

Eskalon protesta në Tiranë, hidhet molotov në drejtim të policisë

Molotov, vezë dhe hallakamë, janë pamjet që shoqëruan kryeqytetin e Shqipërisë, mëngjesin e sotëm.

Para objektit të Komunës së Tiranës, disa protestues të Partisë së Lirisë, që udhëhiqet nga Ilir Meta, kanë protestuar duke kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt.

Sikundër edhe në protestat e tjera të zhvilluara më parë nuk kanë munguar molotovët në drejtim të forcave të policisë që qëndrojnë para godinës. Po ashtu janë hedhur edhe fruta e perime, si dhe tymues. Por këtë herë nuk ka pasur përplasje fizike me policinë apo tentativë për heqjen e gardhit metalik.

Por tubimi është shoqëruar edhe nga tensionet.  Një grua në moshë është futur mes protestuesve dhe u konfliktua me ta. Ajo dëgjohet duke thirrur “bravo policia”, “policia është me në” e më pas dëgjohet të thotë “mos më prek”, pasi debaton me një protestues.

Protesta u mbyll pas afro 1 orë e 30 minuta, nën efektet e zhurmave të molotovëve.