75 Mall Live Search
13:19 / E Mërkurë, 13 Korrik 2022 / B O

Eskalon situata me Covid-19 në vend, afro 800 raste të reja

Një i vdekur dhe 763 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit 2030 mostra janë marrë, ndërkaq janë vaksinuar 289 persona.

“Fatkeqësisht sot është raportuar një rast i vdekjeve nga kjo sëmundje. Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar. IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Indeksonline/