Eskalon situata në Kijevë të Malishevës, sulmohet me shkop një shofer në komunikacion (video)

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur sot në Kijevë të Malishevës. Një person e ka sulmuar me shkop shoferin, teksa po qëndronte brenda veturës së tij.
Nga pamjet të cilat i posedon “Indeksonline”, shihet personi me shkop teksa godet me forcë veturën, brenda së cilës gjendej shoferi, i cili siç dukej ishte cak sulmi.
E rreth veturës shihen dy femra të cilat bënin përpjekje ta pengonin personin, i cili nuk ndalonte teksa e godiste veturën me shkop.
Ndërkaq nuk dihet arsyeja që ka çuar deri tek kjo përleshje.