Eskalon situata në “Minatori”, tifozët hedhin gjësende ndaj basketbollistëve të Prishtinës (VIDEO)

Ka eskaluar situata në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, pas përfundimit të ndeshjes mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.
Tifozët vendas nuk e përballuan humbjen dhe filluan të hedhin gjësebde në parket, shkruan IndeksOnline.
Basketbollistët e Prishtinës u larguan me shpejtësi drejt dhomave të zhveshjes.
Në anën tjetër, gjyqtarët e ndeshjes u larguan me përcjelljen e policisë.
Prishtina e fitoi përballjen ndaj Trepçës në sekondat e fundit, me rezultat 86-88./IndeksOnline/