Eskalon situata në palestrën ”Minatori”, tifozët e Trepçës sulmojnë skuadrën e Pejës

Ka eslkaluar situata në palestrën “Minatori”, pas përfundimit të ndeshjes finale mes Trepçës dhe Pejës, ku skuadra pejane u shpall kampione e Kosovës pasi fitoi me rezultat 91-93.
Menjëherë pasi gjyqtari dha shenjë për fundin e ndeshjes, tifozët e Trepçs gjuajtën mjete piroteknike ndaj basketbollistëve të Pejës, të cilët u detyruan të largoheshin drejt zhveshtores, shkruan IndeksOnline.
Pas këtij incidenti, Policia e Kosovës largoi nga fusha tifozët vendas, por ata nuk u ndalen dhe vazhduan të gjuajn gjësënde dhe mjete piroteknike në fushë, duke penguar ceremonin e ndarjes së titullit./IndeksOnline/