Eskorta e Dimal Bashës u aksidentua në magjistralen Ferizaj-Gjilan, shpëton pa lëndime

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugë magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt.
Burime brenda Kuvendit të Kosovës kanë bërë të ditur për IndeksOnline se në aksident është përfshirë eskortës së kryparlamentarit, Dimal Basha.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Basha ka qenë në eskortë në momentin e aksidentin, por që nuk ka pësuar lëndime.
Rastin për IndeksOnline është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më datë 27.09.2025 rreth orës 12:00, në rrugë magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira:- një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore . Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Veseli./IndeksOnline/