Esktradohet nga Shqipëria në Kosovë i dënuari për trafikim armësh dhe municioni
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një transferim të një të dënuari nga Shqipëria për në Kosovë.
Sot është transferuar nga Shqipëria për në Kosovë, shtetasi i Kosovës R. F. i dënuar në shtetin e Shqipërisë për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municionit në bashkëpunim”.
Sipas policisë, i njëjti pas transferimit, i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 3 vjet e 9 muaj burgim dhe 28 ditë burgim, pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në shtetin shqiptar.
“Transferimi u realizua përmes pikës kufitare Vërmicë nën masa të rrepta të sigurisë.
Transferimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë” thuhet në njoftimin e policisë.

