Esnafët nga Prizreni e vizituan zëvendëskryeministrën Emilija Redžepi

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Redžepi me anëtarët e kabinetit të saj, priti sot shoqatën e zejtarëve “Esnaf” nga Prizreni.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Zejtarëve “Esnaf”, ia prezantuan zëvendëskryeministrës idenë e tyre për nevojën e ndërtimit të një Qendre Industriale për Prizrenin dhe gjithashtu ia prezantuan edhe disa ide mbi një model më të mirë për promovimin e turizmit lokal, si dhe nevojën për të ndërtuar një qendër trajnimi për aspekte të ndryshme të aftësimit profesional në teknologji dhe profile tjera të përparuara sipërmarrëse.

Emilija Redžepi iu dha mysafirëve të saj nga “Esnafi” disa rekomandime në lidhje me zgjidhjet ideore, por gjithashtu iu premtoi mbështetje praktike për të gjitha iniciativat progresive që do të përmirësojnë klimën sipërmarrëse në të gjitha sferat ekonomike.

Ajo gjithashtu theksoi se kjo iniciativë nuk duhet të mbetet si iniciativë vetëm në këtë takim, por që duhet të ndahen detyrat e ndërsjella të aktiviteteve dhe të koordinohen idetë, në mënyrë që të realizohet e gjithë kjo sa më shpejt që të jetë e mundur për të mirën e zanateve dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Prizrenit.
