14:33 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Espanyol denoncon Piquen dhe Busquetsin [Foto]

Espanyol ka dërguar një kërkesë për hetim në Komisionin Kundër Dhunës, duke denoncuar deklaratat e bëra nga Gerard Pique dhe Sergio Busquets, pas eliminimit të Espanyol nga Barcelona në ‘Copa del Rey’.

Gjatë mëngjesit të së premtës, ata kanë kërkuar një hetim mbi deklaratat e lojtarëve të Barcelonës Pique dhe Busuqets.

Bordi Espanyol beson se të gjitha ngjarjet nixisin dhunë, racizëm, ksenofobi dhe intolerancë në sportë, duke qenë në kundërshtim me nenet e parashikuara në Kodin Disiplinor të RFEF, transmeton IndeksOnline.

Pas eleminimit që i bëri Barcelona klubi tjetër katalanas, Pique deklaroi duke thënë se ata kishin ‘javën e tyre të lavdisë’ në ndeshjën e parë. Espanyol konsideron se kjo është një “manifestim në një tingull qartësisht nënçmues” dhe se “ata filtrojnë shumë rrezikshëm me qëndrimet ksenofobike” .

Busquets ndoqi të njejtën linjë dhe shtoi: “Ata festuan sikur të kishin kaluar raundin pas fitores në ndeshjën e parë, por kualifikuesi dihet mas 180 minutave dhe ne kemi treguar se jemi shumë më të mirë”.

Në lidhje me deklaratat e tij, Espanyol pretendon se “është e papranueshme që një sportist të deklarojë se një rival nuk mund të festojë një fitore” dhe shton se “deklaratat e Busquets janë tërësisht në kundërshtim me vlerat e respektit në futboll dhe mund të jenë gjeneruesit e dhunës dhe intolerancës “. /IndeksOnline/