Espanyoli e ndal Barcelonën

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Espanyolit.
Derbi i katalonisë përfundoi me rezultat 1-1, shkruan IndeksOnline.
Barcelona e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 7-të me golin e Marcos Alonsos.
Ky gol nuk i dëshproi futbollistët e Espanyolit të cilët nuk u dorëzuan ndaj kushërinjeve.
Shifrat u barazuan në minutën e 73-të, me golin e Josleut i cili u tregua i sakt nga pika e bardhë.
Edhe përkundër barazimit Barcelona renditet në vendin e parë në tabel me 38 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi.
Në anën tjetër, Espanyol ndodhet nē pozitën e 16-të me 13 pikē./IndeksOnline/