75 Mall Live Search
15:40 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / A. A

Espirito Santo për Raul Jimenez: U frikësova se do të vdiste

Trajneri i Wolverhamptonit, Nuno Epirito Santo ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes kundër Liverpoolit.

‘Ujqërive’ do t’i mungojë sulmuesi Raul Jimenez që e theu kafkën pas një përplasje me mbrojtësin e Arsenalit, David Luiz.

Santo theksoi se në momentin e tretmanit, kishte menduar se Jimenez do të ndërronte jetë.

“Është shumë herët që të flasim për rikthimin e tij. Të gjithë ishim të frikësuar. A iu frikësuam vdekjes? Sigurisht se kur e don dikë gjithçka të shkon në mendje. Kemi qenë shumë të shqetësuar, dhe ende jemi. Por Raul do të jetë mirë, sigurisht që po” deklaroi Jimenez.

Ndeshja Liverpool – Wolverhampton zhvillohet të dielën.

/Indeksonline/