75 Mall Live Search
19:27 / E Hënë, 31 Maj 2021 / OSH

ESPN: Alexander Arnold pritet të lihet jashtë listës së Anglisë për Euro 2020

Trent Alexander Arnold pritet të lihet jashtë listës së futbollistëve të ftuar të Anglisë për Euro 2020.

Kështu ka raportuar mediumi i njohur “ESPN”, transmeton Indeksonline.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate do të zvogëloj listën nga 33 në 26 futbollistë.

Burimet e ESPN thonë se Reece James dhe Kyle Walker do të jenë të ftuar. Kurse mbrojtësi i tretë i djathtë që do të ftohet pritet të jetë Keiran Trippier.

Nëse ftohet Trippier, atëherë do të thotë që Arnold nuk do të ftohet.

Përkundër që pati një sezon të mirë, Arnold me gjasë nuk po pëlqehet nga trajneri i Anglisë./Indeksonline/