ESPN lanson ‘bombën’: Laporta fiton 70% të votave, do jetë president i ri i Barcelonës

Ëndrra e Juan Laportas që të rikthehet në krye të Barcelonës po bëhet realitet.
ESPN raporton se 58 vjeçari ka fituar 70% të votave në zgjesdhjet e sotme për postin e presidentit te FC Barcelona, shkruan Indeksonline.
Laporta nga viti 2003 deri më 2010 kishte udhëhequr ekipin katalunas dhe pritet që pas 11 vitesh të zyrtarizohet prap si president.
Duke marrë parasysh raportet e mira me legjendën Leo Messi, zgjedhja e Laportas mund të shtyjë argjentinasin që të mbetet në Camp Nou.
/Indeksonline/