75 Mall Live Search
14:08 / E Diele, 08 Gusht 2021 / C E

ESPN: Messi ka rezervuar kontrollet mjekësore te PSG

Në një konferencë për media, Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën FC Barcelonës.

Ylli argjentinas do të largohet nga Camp Nou, nga aty ku shkroi historinë dhe u bë një nga më të mirët në Botë.

Sipas gazetarit Julien Laurens nga ESPN, Messi do t’i zhvilloj vizitat mjekësore te PSG sonte në mbrëmje ose nesër në mëngjes.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të vazhdoj karrierën në Ligue 1 te PSG, ku do të gjejë ish-shokun e skuadrës, Neymar. /IndeksOnline/