ESPN: PSG i prishë punë Barcelonës, do transferimin e Wijnaldumit

Skuadra e PSG-së ka vendosur që t’i prishë punë ekipit të Barcelonës.
Sipas “ESPN”, PSG është duke tentuar që të “vjedh” nga duart e katalunasve transferimin e Georginio Ëijnaldumit, transmeton Indeksonline.
Klubi francez është interesuar për mesfushorin holandez dhe po mendon që ta sjell atë në “Parkun e Princave”.
Barcelona besohet se tashmë ka arritur një marrëveshje me mesfushorin. Por ende nuk ka asgjë zyrtare./Indeksonline/