75 Mall Live Search
20:38 / E Shtunë, 01 Janar 2022 / C E

ESPN: Real Madrid synon të marrë Mbappe dhe Haaland në verë

Sipas medias të njohur ESPN, Real Madrid po synon të lëvizë gjatë verës për transferimin e yllit të Paris Saint-Germain, Mbappe dhe atë të Borussia Dortmund, Haaland.

Mbappe thuajse iu bashkua Los Blancos nga PSG në verën e vitit 2021, por asnjë ofertë nuk u pranua nga klubi francez dhe ai pritet të kalojë si lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit aktual.

Real Madrid gjithashtu mendon se do të jetë në gjendje të mund konkurrencën e disa prej klubeve elitare evropiane për të nënshkruar me yllin e Dortmundit.