75 Mall Live Search
10:09 / E Premte, 29 Tetor 2021 / B O

ESPN: Rodgers do të jetë trajner i ri i Manchester United!

ESPN është i bindur se e ardhmja e Ole Gunar Solskjaer te Manchester United nuk është afatgjatë dhe se norvegjezin nuk do ta zë viti 2022 si trajner i skuadrës angleze.

Televizioni i famshëm bën të ditur se Brendan Rodgers do të jetë pasues i Solskjaer.

Drejtuesit e United e kanë preferencë të parë trajnerin e Leicester dhe se pozita e ofruar nuk do të refuzohet nga ish-trajneri i Liverpoolit.

Solskjaer mund të shkarkohet në vikend, në rast se United nuk arrin fitore në udhëtim te Tottenhami./Indeksonline/