75 Mall Live Search
10:54 / E Enjte, 29 Maj 2025 / G T

Estevao e mbyll me një supergol aventurën te Palmeirasi, e ardhmja në Premier League

Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Estevao mbrëmë shënoi një gol në fitoren e Palmeirasit 6:0 ndaj Sport Cristal.

Estevao luajti ndeshjen e fundit në shtëpinë e Palmeriasit, para se të shkojë në Chelsea, shkruan Indeksonline

Në pesë ndeshjet e fundit, lojtari i talentuar shënoi katër gola dhe bëri një asist.

Ai do jetë i gatshëm për Chelsean nga data 1 korrik, pasi klubi londinez e bleu vite më parë për 55 milionë euro.

Kujtojmë që Estevao është vetëm 18-vjeçar, por shihet si e ardhmja e futbollit në Brazil dhe te Chelsea./Indeksonline/