Estonia me fat, lëndohet Ibrahimoviqi

Zlatan Ibrahimoviqi ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve me Kombëtaren e Suedisë.
Sulmuesi i AC Milanit është detyruar t’i linte stërvitjet me Suedinë për shkak të një lëndimi, shkruan IndeksOnline
Ibrahimoviqi do të mungojë në ndeshjen e nesërme të Kombëtares suedeze ndaj Kombëtares së Estonisë.
Kujtojmë se Ibra luajti kundër Kosovës të dielën në fitoren e Suedisë 3 me 0. Ai bëri një asist te goli i parë./IndeksOnline/