Estrada në zi: Artistët zemërthyer pas vdekjes së Shpat Kasapit
Artisti i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër. Lajmin tronditës e kanë bërë të ditur familjarët, ndër ta edhe ish-bashkëshortja e tij, Selvija, e cila ka treguar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, vend ku ata po qëndronin për trajtimin shëndetësor të djalit të tyre.
Humbja e papritur e këngëtarit ka shkaktuar reagime të shumta në komunitetin artistik shqiptar. Figura të njohura të skenës muzikore dhe televizive kanë shprehur publikisht dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre për ikjen e parakohshme të Shpatit, transmeton IndeksOnline.
Mes emrave që kanë reaguar me mesazhe prekëse janë Alaudin Hamiti, Skerdi, Poni, Big Basta, Vesa Luma, Stresi, Teuta Selimi dhe shumë të tjerë, të cilët janë shprehur të tronditur nga lajmi.
Më poshtë paraqiten reagimet e tyre:















