Estupinan prezantohet te Milani

Mbrojtësi i majtë, Pervis Estupinan edhe zyrtarisht është prezantuar te Milani.
Ekuadoriani, u transferua këtë verë nga Brightoni dhe shihet si zëvëndësuesi direkt i Theo Hernandezit.
Estupinan do të mbajë numrin 2 në fanellë, numër ky që e kanë mbajtur legjenda si Franco Baresi dhe Cafu.
Ekuadoriani në konferencën e tij për shtyp, u shpreh i lumtur që iu bashkua klubit kuqezi.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam punuar shumë dhe gjatë që të jem në një klub si ky”, u shpreh Estupinan./IndeksOnline/