75 Mall Live Search
15:28 / E Premte, 11 Korrik 2025 / mp

ETC ndan 7 Vetura në 7 Qytete e mëdha të Kosovës

Pritjes i erdh fund!

Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës së parë të përzgjedhjes së shpërblimeve.

Do të ndahen 7 vetura të reja Dacia Logan, zero zero për 7
fatlumë nga 7 qytete të Kosovës. Pas pjesëmarrjes së madhe të konsumatorëve në të gjitha pikat në Kosovë, është koha për të shpërblyer besnikërinë e konsumatorëve që ndër vite zgjedhin marketet e ETC-së për t’u funizuar.


Përzgjedhja e fituesve do të bëhet në pikat e ETC-së në qytetet përkatëse, duke filluar nga data 14 korrik, dhe do të zgjasë deri më 25 korrik. Secila komunë ka një datë të caktuar se kur do të shpallet fituesi, i cili do të marrë çelësat e një veture të re Dacia Logan.

Agjenda e plotë e tërheqjeve:
➢ Gjakovë – e hënë, 14 korrik, ora 16:00
➢ Prishtinë – e martë,15 korrik, ora 16:00
➢ Pejë – e mërkurë, 16 korrik, ora 16:00
➢ Ferizaj – e enjte, 17 korrik, ora 16:00
➢ Mitrovicë – e hënë, 21 korrik, ora 16:00
➢ Prizren – e mërkurë, 23 korrik, ora 16:00
➢ Gjilan – e premte, 25 korrik, ora 16:00

Në secilin qytet, në pikën tonë kryesore do u mirëpresim më një koktej të organizuar posaçërisht për këtë rast, duke krijuar një atmosferë festive për të gjithë ju që deshironi të na bashkoheni për këtë rast të veçantë.

Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në emisionin “RELOAD” në TV Dukagjini, duke përcjellë kështu emocionet e lojës në çdo shtëpi. Kjo transparencë në përzgjedhje është pjesë e përkushtimit të ETC për të ruajtur integritetin dhe besimin e klientëve të saj.


Ftojmë të gjithë klientët tanë të marrin pjesë në këto aktivitete lokale, të festojnë me ne dhe të jeni dëshmitarë i këtij momenti.

Shpërblimet nuk përfundojnë me kaq, mbesin edhe 24 Dacia Logan Zero Zero dhe shpërblimet e tjera për fazën e dytë në Tetor!

Prandaj vazhdoni të vizitoni pikat e ETC-së dhe bëhuni pjesë e shpërblimeve për lojalitet.