19:53 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / Blerim

‘Ethe’ në Milan, Juventus rikthehet në luftë për titull

Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore të madhe në derbin italian ndaj AS Roma.

Kampioni aktual i Serie A-së ka fituar 2 me 0 në xhiron e 21-të, shkruan IndeksOnline.

Dy golat në këtë ndeshje u shënuan nga: Cristiano Ronaldo (13’) dhe Ibanez autogol (69’).

Me fitore, ‘zebrat’ futen seriozisht në garë për titull. Tani ekipi i Andrea Pirlos ka grumbulluar 42 pikë në pozitën e 3-të, 5 më pak se lideri, Inter [47]. Kujtojmë që Juventus ka edhe një ndeshje më pak.

Me humbje Roma tani radhitet në pozitën e katërt me 40 pikë./IndeksOnline