75 Mall Live Search
10:57 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / LB

“Ethet” e Dragashit, sot mësohet emri i kryetarit të kësaj komune

Më 13 dhjetor ka përfunduar afati 15 ditor për pranimin e fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.

Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ky i fundit ka bërë me dije se numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 381.

“Numërimi i fletëvotimeve do të bëhet këtë të martë, në orën 15:00, në QNR”, ka thënë Elezi.