Ethet e finales së Ligës së Konferencave, 2600 forca policore në terren

Tirana është përfshirë ditën e sotme nga ethet e finales së Ligës së Konferencave, por po ashtu edhe nga frika për përsëritjen e skenave të kaosit që u panë mbrëmjen e djeshme.
Për të shmangur çdo situatë të mundshme, Garda e Republikës do të marrë ditën e sotme nën mbrojtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë. Garda do të pozicionohet në të gjitha institucionet kryesore që ndodhen në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ndërsa nga ana tjetër 2600 forca policore do të jenë të angazhuara në kryeqytet për të siguruar mbarëvajtjen e këtij eventi.
Dy tifozeritë krijuan kaos gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa u përplasën me policinë. Dhjetëra efektivë përfunduan në spital, ndërsa disa ultras u detyruan të kthehen në vendin e tyre./noa/