Ethet e titullit në Serie-n A, e premtja zbulon kampionin e ri

Liga italiane e Futbollit ka vendosur që dy ndeshjet vendimtare për përcaktimin e Serie-s A, Napoli-Cagliari dhe Como-Inter, të zhvillohen të premten në mbrëmje. Kjo për shkak se ekziston gjithashtu mundësia, edhe pse shumë e vogël e play off për titull nëse dalin barazim me pikë në renditje.
Ky skenar do të çonte në ndeshje shtesë që mund të zhvillohej direkt mbrapa duke ditur se Interi ka finalen e Championsit më 31 maj dhe pas asaj date nuk mund të luajë, pasi FIFA ka kërkuar të mbyllet sezoni futbollistik pasi nis përgatitja për Botëror Klubesh.