75 Mall Live Search
09:14 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / Gj. Sh

Etnik Brruti nuk e ”tradhëton” Kosovën, refuzon ftesën e Shqipërisë

NJë prej talentave më të mirë të futbollit kosovar, Etnik Brruti, ka refuzuar ftesën e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Futbollisti i Malishevës, i cili ka luajtur për Kosovën U21, do të vazhdojë të luaj me fanellën e ”Dardanëve”, shkruan IndeksOnline.

Brruti me paraqitjet e tij të mira ka rënë në syrin e FSHF-së, dhe ka bërë që të marr ftesë zyrtare, por që këtë e ka refuzuar.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet futbollisti për Kanal10.

“Është e vërtetë kam pasur ftesë nga Shqipëria U21 por kam vendosur të vazhdojë me Kosovën. Më kanë telefonuar mua dhe agjentin tim rreth kësaj ftes. Edhe pse Shqiperia janë vellezrit tan kam vendosur ta perfaqsoj Kosoven dhe eshte nder dhe krenari per mua”, deklaroi Brruti./IndeksOnline/