75 Mall Live Search
23:44 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

ETNO FEST këtë vit nga 20-25 gusht

Festivali i Arteve dhe Kulturës tradicionale ETNO FEST sivjet do të mbahet nga data 20-25 gusht në etnokompleksin e fshatit Kukaj.

Ndërsa organizatorët e këtij eventi duke paralajmëruar edicionin e këtij viti, kanë shkruar se ky festival rrezikon të zhduket, kjo për shkak të mos përkrahjes nga MKRS.

“Nëntë vjet udhë në gjurmimin, afirmimin, zhvillimin dhe promovimin e vlerave të mirefillta nga artet, kultura dhe tradita jonë e pasur që po rrezikon të zhduket apo tjetërsohet nga të tjerët.

Nëntë vjet festival do të kulmojnë sivjet me nëntë shtylla të pasura programore”, shkruhet në faqen zyrtare të festivalit në fjalë./Indeksonline/