75 Mall Live Search
13:44 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Etrit Berisha afër transferimit te SPAL

Portieri i Kombëtarës Shqiptare pritet që në këtë të enjte të transferohet te SPAL

Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja tashmë është arritur dhe vetëm pritet të kryhen testet mjekësore, para se reprezentuesi i Shqipërisë të nënshkruajë kontratën me klubin e tij të ri.

30-vjeçari që është pjesë e Atalantas që nga viti 2016, në sezonin e fundit ka pasur paraqitje të limituara pasi trajneri Gian Piero Gasperini e preferonte Pierluigi Gollinin para tij.

Berisha do të jetë portier i parë te SPAL, pasi Emiliano Viviano është transferuar te Sportingu në Portugali.