Etrit Berisha mbetet në Serien A, ja skuadra e re

Etrit Berisha do të mbetet në Serien A. Gardiani i Kombëtares Shqiptare do të bëhet pjesë e Empolit.
Mediat italiane raportojnë se është arritur akordi mes Torinos dhe Empolit, si edhe me vetë lojtarin që pritet të firmosë në orët në vazhdim.
Berisha do të firmosë me Empolin deri në verën e vitit të ardhshëm dhe pritet që te skuadra e re, të ketë më shumë hapësirë.
Në Empoli, gardiani do të gjejë edhe Ardian Ismajlin e Stiven Shpendin, duke u bërë shqiptari i tretë në skuadër.
Në të shkuarën, për Empolin kanë luajtur edhe Hysaj, Bajrami e Asllani.