75 Mall Live Search
11:31 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

ETUCE e njeh SBASHK-un si sindikatë nga Serbia

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës prej kohësh është anëtare e Komitetit të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) me seli në Bruksel.

Madje ajo së fundi është informuar nga SBASHK për gjendjen në arsimin e Kosovës dhe për angazhimet që janë duke u bërë për realizimin e kërkesës për përmirësimin e koeficienteve për tërë sektorin e arsimit në projektligjin e pagave.

Por ky komitet e njeh SBASHK-un si sindikatë e Serbisë. Të paktën kështu i referohet në uebfaqen zyrtare të saj ku janë adresat e të gjitha sindikatave të arsimit që janë pjesë e ETUCE.

Indeksonline ka tentuar të kontaktoj me ETUCE dhe SBASHK tash e dy ditë, por nuk kemi marr përgjigje.